Rrëzohet avioni ushtarak në Spanjë, tre të vdekur

09/05/2015 00:00

Një avion ushtarak spanjoll me disa persona në bord është rrëzuar afër aeroportit të Seviljes. Reporterët thonë se avioni ishte një Airbus A 400M i ri.

Ai dështoi gjatë testit të fluturimit. Mediat vendase thonë se tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Të gjithë ishin spanjollë.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shprehu keqardhjen e tij mbi incidentin, i cili ndodhi vetëm 1.6 km larg aeroportit të San Pablos.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje ndërsa aeroporti është mbyllur. Mediat lokale thonë se avioni ka dhënë sinjale avarie në sistem para rrëzimit.

“Pothuajse i gjithë avioni është kthyer në hi”, thotë për gazetën “El Pais” një pjestar i ekipit të emergjencës. Të mbijetuarit janë dërguar në spital me helikopter.

Top Channel