140 mijë persona më probleme në zemër

09/05/2015 00:00

Insuficienca kardiake  prek çdo vit 3360 persona në vendin tonë. Afërsisht janë 140 mijë shqiptarë që vuajnë nga  sindromi i insuficiencës kardiake.

Ky sindrom ka të bëjë me stadin përfundimtar të sëmundjes së zemrës dhe zhvillohet për shkak të sëmundjes së artierieve koronare, presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve valvulare të zemrës apo defekteve të lindura, të cilat shkaktojnë mbingarkesë të punës së zemrës.

Sipas shefit të Shërbimit të Kardiologjisë Prof .Dr.Artan Goda  ky sindorm prek dhe moshat reja.

“Insuficienca karidake ka ardhur duke u shpeshtuar në Shqipëri. Është një sindrom që prek më shumë moshat e avancuara, ose edhe mosha të reja, por që kanë shumë vite me sëmundje zemre”- deklaron profesor Goda.

Sipas Prof. Godas, ndonëse më parë një pacient jetonte vetëm 2 deri 3 vjet, sot është arritur të zgjatet jetëgjatësia  dhe cilësia e jetës për këta pacientë.

“33 vite më parë jetëgjatësia e një të sëmuri me insuficiencë kardiake ishte 3-5 vjet. Gjatë këtyre viteve ka pasur evolucione shumë të rëndësishme me mjekimin e insuficincës karidake, si në përmirësimin e sintomave të të sëmurëve që kanë këtë sindromë, ashtu edhe në përmirësimin dhe pengimin e mekanizmave përmes medikamenteve të ndryshme, që zhvillojnë këtë sindromë. Jetëgjatësia e këtyre të sëmurëve kur mjekohet siç duhet sot është për 8-10 vjet nga fillimi i insuficiencës kardiake”- shprehet Goda.

Pak vite me parë zgjidhja e vetëm ishte transplanti i zemrës,  ndërkohë që sot, sipas Godas edhe në vendin tonë janë duke përdorur medikamente të reja dhe metoda të reja mekanike.

“Shtimi i numrit të të sëmurëve me insuficiencë kardiake, ka sjellë nevojën e një përmirësimi të mëtejshëm të mjekimit të saj, trajtimit të saj edhe me metoda mekanike”- sqaron Goda.

Sindromi insuficiencës kardiake është shndërruar një shqetësim në të gjithë sistemet shëndetësore të botës, ndaj kanë nisur përpjekjet për të mundësuar vendosjen e një zemre mekanike tek pacientët me insuficiencë kardiake.

Në Ditën Botërore të kësaj semundjeje janë ndërgjegjësuar qytetarët për të mbajtur nën kontroll faktorët që ndikojnë në insuficiencën kardiake.

Top Channel