Mazhoranca prezanton Gjergji Goron për Himarën

09/05/2015 00:00

Mazhoranca prezantoi kandidatin e saj për Bashkinë e Himarës. Gjatë prezantimit merrnin pjesë krerët e shumicës, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ftoi votuesit himariotë që të zgjedhin njeriun e duhur për të rilindur bregdetin. Ai tha se himariotët duhet të bëhen bashkë dhe të zgjedhin kandidatin e shumicës, Gjergji Goro.

Me ndarjen e re administrative me 61 bashki, Himara është njëra prej njësive të zgjeruar me një territor të gjerë të malësisë së Labërisë, përfshirë këtu Vranishtin dhe Lukovën.

Top Channel