Ristani: Rama harroi që tani Vlorën

09/05/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nga sheshi “Pavarësia” në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama se që tani po lë pas dore qytetin bregdetar.

Ristani tha se në vend që të çelej sezoni turistik, kryeministri Rama u përqendruar tek prezantimi i kandidatit për bashkinë e këtij qyteti.

Deputeti demokrat akuzoi Ramën se po kërcënon me ndërprerjen e fondeve për ato bashki ku do të votohet e djathta.

“Nëse ndodh fatkeqësia, që në Vlorë të fitojë Partia Socialiste, kryetar i ardhshëm i Vlorës do të jetë Koço Kokëdhima, i cili do të ketë në duar fatin e kësaj bashkie dhe atë të çdo qytetari vlonjat”- shtoi më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Ristani u ndal në kandidaturën e opozitës, atë të Genc Deromemaj, i cili, tha ai, përfaqëson denjësisht idealet e Partisë Demokratike dhe ato të qytetarëve vlonjatë.

Top Channel