Kapet me vaj hashashi në Kapshticë, pranga 39-vjeçarit

09/05/2015 00:00

Një person ka përfunduar në prangat e policisë kufitare në pikën e kalimit në Kakavijë me dyshimin e trafikut të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi Kostandin Riza, 39 vjeç. Riza u prangos këtë të shtunë pas gjetjes në sediljen e makinës me të cilën po udhëtonte drejt Greqisë, të dy shisheve me lëndë të dyshuar vaj hashashi.

Shishet ishin fshehur në brendësi të sediljes së shoferit në mjetin me targa AA 728 IO.

Policia thotë se nëse do të hidhej në treg, vlera e lëndës narkotike të sekuestruar do të kapte një vlerë prej 12 mijë eurosh.

Top Channel