Shkodër, asgjësohen mbi 700 rrënjë hashashi
09/05/2015 00:00
Në vijim të aksioneve për parandalimin e mbjelljes së bimëve narkotike, Policia e Shkodrës asgjësoi qindra rrënjë bime canabis sattiva në një operacionë në Komunën Gur i Zi.
Policia njofton se u vu në lëvizje menjëherë pas marrjes së informacionit së në fshatin Mazrek, në vendin e quajtur Kodra të Komunës Gur i Zi dyshohej për parcela të mbjella me hashash.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe më pas u asgjësuan 752 bimë narkotike canabsi sattiva, e mbjellë në 5 parcela.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të veprës penale, ndërkohë që materialet iu referuan edhe Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme hetimore me akuzën “Kultivim i bimëve narkotike”.
Top Channel