Zvicër, vriten 5 persona në Wuerenlingen

10/05/2015 00:00

Autoritetet zvicerane kanë raportuar për 5 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Wuerenlingen, zonë kjo në veri-perëndim të Zyrihut.

Të shtëna me armë janë raportuar në polici nga banorët e zonës gjatë orëve të vona të së shtunës. Sipas burimeve, policët gjetën trupa të shtrirë brenda dhe jashtë një ndërtese.

Një grup i madh oficerësh policie dhe hetuesish kanë punuar gjatë natës për hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje, për të cilën sipas deklaratës së policisë së Aargaut është hapur edhe një hetim penal.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ndonjë motiv për të, por as nuk kanë mundur të identifikojnë viktimat.

Mendohet se vrasjet janë të lidhura me një konflikt familjar. Qyteti gjermanfolës i Wuerenlingen ka rreth 4 mijë banorë.

Top Channel