Arrestohet kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës

10/05/2015 00:00

Tjetër arrest për Florenc Hoxhën, kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë.

Ndaj tij u regjistrua një kallëzim penal nga dy vëllezër mbrëmjen e së shtunës.

Ata e akuzojnë kreun e Inspektoratit se i ka goditur me grushta dhe i ka kanosur se do t’u prishte lokalin.

Pasi ka marrë kallëzimin e dy vëllezërve, Policia e Tiranës ka mbledhur provat dhe dëshmitë e rastit dhe ka kryer arrestimin në flagrancë të Florenc Hoxhës.

Top Channel