Vlorë, dërgohet për gjykim ish-punonjësi i Postës Shqiptare, vidhte paratë e faturave të energjisë elektrike

10/05/2015 00:00

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Aranit Kojdheli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, pasi, në pozicionin e ish-punonjësit të Postës Shqiptare në fshatin Shushicë, ka përvetësuar gjatë periudhës 2009-2014 shumën 10 milionë lekë të reja të qytetarëve, të cilët paguanin në sportelin e postës faturat e energjisë elektrike.

Gjithashtu, ai ka vjedhur edhe rreth 1.3 milionë lekë të reja nga arka e institucionit të tij.

Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike.

Top Channel