“Arrestimi i Hoxhës, për motive politike”

10/05/2015 00:00

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, me anë të një deklarate për mediat ka deklaruar se Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë,  po ndiqet penalisht për motive politike.

“Policia e Shtetit po fsheh të vërtetën. Nuk ka ndjekur agresorët e krimit, por ka ndjekur politikisht viktimat, të cilët janë Florenc Hoxha dhe Fatjon Dani, i cili është i shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën”, u shpreh Kaso.

Florenc Hoxha u kallëzua nga dy vëllezër mbrëmjen e së shtunës. Ata e akuzojnë kreun e Inspektoratit se i ka goditur me grushta dhe i ka kanosur se do t’u prishte lokalin.

Top Channel