Nxënësit vonohen për në shkollë? Ja zgjidhja britanike

10/05/2015 00:00

Nga shtatori i këtij viti, në Britaninë e Madhe do të aplikohen gjoba për të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve do të vonohen për në shkollë. Kjo masë ndëshkimi vjen pas inciativës së disa shkollave, ndërsa deri më tani është mirëpritur edhe nga 500 të tjera.

Çdo prind do të gjobitet me 60 paund, ndërsa në rast se nuk shlyen detyrimet deri në 21 ditë, atëherë ajo do të dyfishohet në 120 paund. Prindi rrezikon edhe burgun, nëse nuk paguan gjobën deri në një afat të caktuar nga shkolla.

Deparatamenti për Edukim, që është pjesë e qeverisë, dëshiron që prindërit të jenë më të përgjegjshëm, pasi mësimdhënësit kanë shumë ankesa. Edhe më parë janë aplikuar gjoba kur fëmijët janë vonuar në shkolla, por ato nuk kanë qenë kaq të ashpra.

Ndërkohë, Margaret Morrissey nga Këshilli i Prindërve, është shprehur se masat e reja që do fillojnë të aplikohen nga shtatori, mund të jenë të ekzagjeruara. “Disa prindër do të vihen në vështirësi për t’i paguar këto gjoba. Mendoj se është paksa e ekzagjeruar. Me ato para, ata mund të blejnë diçka tjetër për familjet e tyre”, është shprehur ajo.

 

Top Channel