George Clooney, fans i Miley Cyrus

10/05/2015 00:00

George Clooney mendon se Miley Cyrus është fantastike.

Aktori 54-vjeçar së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaren 22-vjeçare dhe Bill Murray për të xhiruar një speciale për Krishtlindjet 2015 dhe ai është shumë i impresionuar nga puna e saj.

Fituesi i çmimit Oscar ka thënë: “Ishte një vajzë fantastike me të cilën mund të punoje shumë mirë, kishte dhe një sens të mirë humori dhe një profesioniste e vërtetë”.

Protagonisti i ‘Tomorrowland’, i cili është një mik me babain e Miley, Billy Ray Cyrus, ka treguar gjithashtu se edhe për Bill Murray ishte një kënqësi të punonte me këngëtaren e hitit ‘Wrecking Ball’.

Top Channel