Psikologët: Ndëshkimi u bën mirë fëmijëve

10/05/2015 00:00

Kur fëmijët bëjnë gabime, disa prindër vendosin t’i ndëshkojnë, ndërsa ka të tjerë që preferojnë t’i shpërblejnë, në momentin kur vërejnë se fëmija i tyre ka ndryshuar sjellje. Psikologët thonë se njerëzit priren të ndryshojnë më shpejt sjellje, nëse janë të vetëdijshëm se i pret ndëshkimi, se sa shpërblimi për një gjë të tillë.

Nga një kërkim i fundit i Universitetit të Uashingtonit, është vërtetuar se fëmijët reagojnë më mirë pas një ndëshkimi, duke i detyruar të mendohen më tepër para një tjetër zgjedhjeje.

Në eksperimentin e këtij universiteti, janë marrë dy grupe nxënësish, të cilët janë vënë para një kompjuteri. Për njërin grup, për çdo përgjigje të saktë kanë fituar një shumë parash, ndërsa për grupin tjetër, pasi kishin mësuar shumën në total që mund të merrnin, u është thënë që për çdo përgjigje të gabuar do t’u zbritej një shumë parash.

Pas këtij eksperimenti, rezultatet treguan efektin që ka ndëshkimi, pasi ndryshe nga grupi i parë, atyre të grupit të dytë, që u hiqeshin paratë, ishin tre herë më të saktë në pyetjen pasardhëse, pasi më parë kishin bërë një zgjedhje të gabuar.

 

Top Channel