Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Durrësit

10/05/2015 00:00
Foto ilustruese

Një i ri është mbytur në det, ditën e diel, teksa po pushonte me shokët në plazhin e Durrësit.

Ngjarja që regjistron dhe viktimën e parë të këtij sezoni ndodhi në sektorin “Apollonia” të plazhit të Durrësit.

20-vjeçari Ismail Peposhi nga Kukësi, së bashku me dy shokë, kishin dalë në det me një mjet  lundrues. Ai ka qenë duke u larë në det kur ka shfaqur probleme.

Me vështirësi e kanë nxjerrë në breg, ndërsa efektivat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, i riu nuk ka mundur të shpëtojë.

Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel