Ferrari, Vettel: Mercedesi ishte shumë i shpejtë

10/05/2015 00:00

Sebastian Vettel mundohet të kënaqet me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Spanjës, të dominuar nga dy makinat Mercedes. “Mund të merrja vendin e dytë, u mundova të rezistoja, por ishin shumë të shpejtë. Kisha edhe disa probleme me trafikun, por janë gjëra që ndodhin”, tha piloti gjerman i Ferrarit.

Nga ana e tij, Kimi Raikkonen, piloti tjetër i skuderisë italiane, e analizoi kështu fundjavën spanjolle: “Në momentin që ndodhem pas një makine, njëvendëshja nis e ‘sillet’ keq, është e vështirë ta kontrollosh. Nuk e parakaloja dot Willimas-in, pasi ishte e shpejtë në pjesët e drejta. Duhet të punojmë më mirë”.

Shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, është i zhgënjyer nga gara: “Nuk jam aspak i kënaqur. Edhe pse kapëm një tjetër podium, diferenca është e madhe nga Mercedesi”.

 

Top Channel