Basha prezanton kandidatin e PD-së në Selenicë: Ramës dhe Koços populli u duket mizë

10/05/2015 00:00

Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha ka qenë të dielën në Selenice për të
prezantuar kandidatin e opozitës për këtë bashki, Përparim Shametaj.

Në fjalën e tij, Basha e ka cilësuar Ramën si “kryeministrin turist të një populli emigrant”. Ai shtoi se qeveria nuk i mbajti premtimet me të cilët erdhi në pushtet.

Sipas Bashës, Ramës dhe Koços populli u duket mizë, se po i ndërtojnë sarajet e tyre në Dajt e Qeparo. “Paratë e shqiptarëve kanë shkuar për palma dhe sheshe qytetesh që qepen e shqepen nëpër Shqipëri”.

Kreu i demokratëve nuk ka harruar të thumbojë Metën, teksa i konsideroi zgjedhjet si luftë kundër varfërisë dhe jo ballistëve.

Ndërkohë, kandidati për Bashkinë e Selenicës, Përparim Shametaj, theksoi se do të punojë me devotshmëri për t’u shërbyer qytetarëve të Selenicës dhe komunave që i bashkohen asaj.

 

Top Channel