Rita Ora ndryshon modelin e flokëve

10/05/2015 00:00

Rita Ora ka ndryshuar sërish modelin e flokëve. Artistja me origjinë shqiptare është dukur shumë ndryshe nga ditë më parë, kur ishte në “Met Gala”. Edhe veshja e saj, e dizejnuar nga vetë Rita, ishte shumë origjinale dhe e bukur.

Ajo po qëndron në Santa Monica, në afërsi të Los Angeles, për të promovuar koleksionin e saj me veshje. Gjithashtu, është takuar edhe me shumë fansa të saj, ndërkohë që pas këtij aktiviteti, Ora është shprehur shumë e lumtur.

“Faleminderit të gjithëve që u bashkuat me mua. Ishte kënaqësi t’ju takoja. Uroj të keni kaluar mirë edhe ju”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel