Ngjarjet në Kumanovë, Policia e Shtetit në gatishmëri të plotë

10/05/2015 00:00

Pas ngjarjeve të ditës së shtunë dhe të diel në Kumanovë të Maqedonisë, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona, është vënë në gatishmëri të plotë edhe Policia e Shtetit.

Bëhet e ditur se policia shqiptare ka kaluar në gatishmëri që prej mëngjesit të ditës së diel. Gjithashtu, në gatishmëri të plotë janë edhe repartet speciale, pa afat, për arsye sigurie.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka përmbyllur aksionin policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, pasditen e së dielës.

Top Channel