Masakra e Zvicrës, identifikohet autori i vrasjes së katërfishtë

10/05/2015 00:00

Autoritetet zviceriane arritën të zbulonin autorin e krimit, që
mori jetën e katër personave në qytetin Vurenlingen. Trupat e viktimave u
gjetën të shpërndarë në një pallat në zonën veri-perëndimore të
Zyrihut.

Duke përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, zëdhënësi i policisë lokale pohoi se burri 36-vjeçar kishte motive personale që vrau me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën e tij. Më pas, ai mori jetën e kunatit dhe fqinjit të kësaj familjeje. Pasi kreu masakren, ai u vetëvra.

Ndërkohë, autoritetet zviceriane kanë marrë në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e autorit të krimit, për të zbardhur se cilët ishin motivet që e shtynë për të marrë këtë veprim tragjik. Burimet tregojnë se, prej kohësh çifti jetonte i ndarë, dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet që shkaktoi gjendje depresioni tek 36-vjeçari.

 

Top Channel