Tiranë, protestë para ambasadës maqedonase kundër dhunës në Kumanovë

10/05/2015 00:00

Qindra qytetarë të Tiranës dhe jo vetëm janë mbledhur pasditen e së dielës në shenjë proteste përpara ambasadës maqedonase, kundër asaj çfarë është duke ndodhur në Kumanovë.

Të mbuluar me flamurin kombëtar dhe me pankarta në mbështetje të shqiptarëve të Kumanovës, protestuesit qëndruan disa minuta përpara ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Ata bënë thirrje për drejtësi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet. Pas saj, protestuesit u shpërndanë në mënyrë paqësore.

 

Top Channel