Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Udhëheqësit politikë në Maqedoni të punojnë së bashku

10/05/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s reagoi gjithashtu ndaj zhvillimeve të kësaj fundjave në Kumanovë.

Përmes një komunikate për shtyp, Jens Stoltenberg shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të të vrarëve dhe të personave të plagosurve.

Ai tha se po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Kumanovë.

“Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë dhe të komunitetit të punojnë së bashku për të rivendosur qetësinë dhe për të drejtuar hetimet me transparencë, për të kuptuar çfarë ndodhi”,  thuhet më tej në deklaratën e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u “bën thirrje të gjithëve për t’u përmbajtur dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm, në interes të vendit dhe të të gjithë rajonit”.

Përgatiti: Arta Tozaj

 

Top Channel