Tenis, Murray fiton Mastersin e Madridit; mposht Nadalin në shtëpi

11/05/2015 00:00

Andy Murray fitoi pa shumë vështirësi turneun Masters të Madridit. Tenisti skocez dominoi finalen ndaj spanjollit Rafael Nadal, duke triumfuar me rezultatin 6-3 dhe 6-2, në vetëm 88 minuta lojë.

Ky është titulli i dhjetë Masters 1000 në karrierë për skocezin Murray, ndërsa kjo humbje e zbret Nadalin në vendin e shtatë të renditjes ATP.

Nga sot, nis në Romë turneu i radhës Masters 1000, ku do të marrin pjesë të gjithë tenistët më të mirë, përveç Milos Raonic, i cili është i dëmtuar.

Ndërsa, pas dy javësh do të nisë turneu i madh Roland Garros, aty ku Nadal do të mbrojë titullin e nëntë të fituar vitin e kaluar.

 

Top Channel