Duma: 5 zyra për mbrojtjen e qytetarëve në Bashkinë e Durrësit

11/05/2015 00:00

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, vizitoi lagje pranë zonës së plazhit, ku banorët vuajnë prej vitesh papunësinë, mungesën e infrastrukturës dhe neglizhencën e autoriteteve publike.

Banorët u ankuan se hasin probleme të mëdha me energinë elektrike dhe me mjaft zyra të tjera shtetërore, ndërsa askush nuk i ka mbështetur. Duma tha se bashkia e re do të ketë 5 zyra për mbrojtjen dhe dhënie asistence qytetarëve në nevojë.

“Të gjitha faturat aforfe, të gjitha lidhjet që keni bërë me shpenzimet tuaja, të gjitha kamatat e padrejta, të gjitha faturat që janë paguar dhe nuk ua njeh sistemi etj… gjëja emergjente që do të bëjmë në Bashkinë e Durrësit do të jenë 5 zyra për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, tha Duma.

Banorët shprehën zhënjimin e tyre me realitetin që i rrethon. “Si komunitet kemi problem rrugën, kanalizimet dhe kemi papunësi të madhe”, tha një banore.

Top Channel