Kanye West, surprizë Kimit në Brazil

11/05/2015 00:00

Në fillim të javës, Kim Kardashian është shprehur se ndihej shumë keq, pasi Ditën e Nënës do ta kalonte pa vajzën e saj, si dhe pa bashkëshortin Kanye West, por asaj i është kthyer menjëherë lumturia pas disa dhuratave të veçanta që ka marrë atë ditë speciale nga i shoqi.

Kanye ka surprizuar bashkëshorten më mijëra trëndafila dhe një performancë private nga orkestra e saj e preferuar.

Kim ka publikuar një fotografi në Instagram të luleve të mrekullueshme ditën e diel, shoqëruar me mbishkrimin: “Kur u ktheva në dhomën time në Brazil, vura re një shënim të ëmbël nga bashkëshorti im dhe mijëra trëndafila që kishin mbuluar suitën time për Ditën e Nënave! Ndihem keq që jam larg tyre në këtë ditë të rëndësishme, por e lumtur pasi e festuam dje! Të dua shumë i dashuri im dhe North!!!”

Ndërkohë që Kim u kënaq nga dhurata e saj e parë, një tjetër surprizë ishte përgatitur për të gjatë darkës.

“Sapo arrita në një restorant në Sao Paolo, bashkëshorti im kishte porositur orkestrën të luante për mua Sam Smith!!! Çdo kamerier që më sillte ushqimin më thoshte: ‘Kjo është nga West për mamanë më të mirë në botë!’ Seriozisht, kam bashkëshortin më të mirë në botë!!!”.

 

FOTO GALERI
1/2
Lulet e Kanye West

Top Channel