Elbasan, betohen “Vullnetarët e Paqes”

11/05/2015 00:00

Grupi i 17-të i “Vullnetarëve të Paqes” u betua këtë të hënë në teatrin “Skampa” të Elbasanit, në prani të kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini, dhe drejtorit të këtij Korpusi, Earl Wall.

Për shkak të problemeve shëndetësore, në këtë ceremoni nuk ishte i pranishëm Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Sejdini shprehu vlerësimin për punën e madhe që “Vullnetarët e Paqes” bëjnë në Shqipëri dhe veçanërisht në qytetin e Elbasanit, duke ndihmuar, siç tha ai, në përpjekjet për zhvillimin e vendit.

Drejtori i Korpusit të Paqes, i cili drejtoi ceremoninë e betimit, u shpreh se pas kaq vitesh në Shqipëri ka mësuar ta dojë këtë vend dhe të bëhet pjesë e tij.

53 vullnetarët e rinj, pas 10 javësh të kaluara në Elbasan, kanë mësuar gjuhën shqipe dhe zakonet e vendit tonë. Tashmë, ata do të vijojnë misionin e tyre në shkolla, qendra shëndetësore dhe institucione në të gjithë Shqipërinë.

 

Top Channel