Sezoni i verës, OSHEE nis aksionin e kontrolleve në bregdet

11/05/2015 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të nisë javën e ardhshme kontrollin e subjekteve private që operojnë në bregdet.

Adrian Çela, kreu i OSHEE tha se ky plan nis për shkak se në muajt e verës ka përqëndrim më të madh të konsumatorëve pranë këtyre zonave.

“Biznesit i bëj thirrje të verifikojë gjendjen debitore që ka me OSHEE-në dhe të marrë masa për të likujduar faturat. Sipas rastit të debisë, OSHEE ofron mundësinë e pagesës me këste”, tha Çela.

Gjatë analizës së punës për muajin prill, Çela tha se janë arkëtuar 50 milionë dollarë, ndërkohë që targeti ishte 47 milionë dollarë.

OSHEE ka kryer 60 mijë kontrolle gjatë muajit që lamë pas, ku gjysma e të cilave kanë rezultuar debitorë dhe janë marrë masat. Falë këtyre masave, -tha Çela, -janë kursyer 35 milionë dollarë nga importi i energjisë.

Top Channel