Shembjet, nis riparimi i aksit Orikum-Llogara

11/05/2015 00:00

Segmenti rrugor Orikum-Llogora, i dëmtuar shumë rëndë në një gjatësi prej 1 kilometër, ka nisur të riparohet.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë si pasojë e shembjes së rrugës, u vendos riparimi i saj dhe ndërtimi i strukturave mbrojtëse.

Puna ka nisur këtë të hënë dhe mjetet e rënda po nivelojnë zonën. Sipas drejtuesve të punimeve, procesi përfundon për 20 ditë.

Ky aks rrugor gjatë sezonit veror është shumë i preferuar nga turistët e huaj që shkojnë pranë bregdetit. Për shkak të dëmtimeve, rruga ishte bërë shkak për aksidente të ndryshme dhe kishte vështirësuar lëvizjen.

Ndërhyrja që po bëhet është vetëm meremetuese, ndërkohë që nevojitet një projekt më i plotë për të sjellë në parametrat e duhur lëvizjen në këtë aks.

 

Top Channel