Çako takon Miller: ICITAP, mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Shtetit

11/05/2015 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të ICITAP në SHBA, Richard Miller. Ai falenderoi z. Miller për mbështetjen që ICITAP ka dhënë dhe po jep për policinë shqiptare në zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit.

“Ne jemi te fokusuar dhe të orientuar në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit ekonomik, atij kibernetik, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme të qenieve njerëzore e lëndëve narkotike”, tha Çako.

Aktualisht, bashkëpunimi me ICITAP-in konsiston në rritjen e aftësisë së shkëmbimit të informacionit, trajnimit të policisë në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të integruar të kufijve, ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe atë të Drejtorisë Antiterror.

Z. Miller, nga ana e tij, vlerësoi punën e policisë shqiptare dhe shprehu mbështetjen e tij për bashkëpunimin e mëtejshëm mes ICITAP-it dhe Policisë së Shtetit.

Top Channel