Smartphone, shkaktar i aksidenteve; promocion shokues i policisë

11/05/2015 00:00

Pasi të shihni këtë video shokuese, do të mendoheni dy herë para se të përdorni telefonin teksa ecni në rrugë. Policia e Lozanës në Zvicër ka krijuar një video ku shfaqet Jonas, një 24- vjeçar.

Ai ecën i shkujdesur në rrugë, duke qenë tërësisht i fokusuar në smartphone-in e tij.

Rrëfyesi i historisë në video e përshkruan Jonas si një i ri që i pëlqen hip-hop dhe R’n’B, si dhe të bisedojë me miqtë. Një moment më vonë, Jonas, i cili vazhdonte të merrej me telefonin e tij, kalon rrugën ku e përplas një makinë dhe ai zhduket nga kamera.

Dëshmitarët ulërasin, para se klipi të ndërpritet nga rrëfyesi, që në fund kuptohet që është drejtuesi i një agjencie funerale.

“Shpërqëndrimi është faktor i një prej 4 aksidenteve rrugore që ndodhin në Zvicër. Të dëgjosh muzikë apo të flasësh në telefon i kufizon përdoruesit nga mjedisi i jashtëm, dhe më e prekur është grupmosha nga 15-30 vjeç”, thotë policia e Lozanës.

Klipi, i titulluar “Të bësh magji në trafik me një smartphone” që nga 5 maji është klikuar më shumë se 96 mijë herë.

 

Top Channel