Hollande në Havanë, lideri i parë europian që viziton Kubën

11/05/2015 00:00

Presidenti francez Francois Hollande ndodhet në Kubë për një vizitë zyrtare, që synon përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me vendin komunist.

Hollande është i pari shef i Elizesë që viziton Havanën prej me shumë se një shekulli, e po kështu, edhe i pari lider europian, i cili ndalon në shtetin e izoluar që kur Uashingtoni deklaroi në muajin dhjetor normalizimin e marrëdhënieve me ish armikun e madh.

Hollande e lavdëroi Barak Obamën për rolin e luajtur në heqjen e embargos tregtare ndaj kombit amerikano-jugor, duke e përshkruar këtë vendim si të një rëndësie kyçe për hapjen e Kubës ndaj pjesës tjetër të botës.

Presidenti francez paralajmëroi megjithatë se si Uashingtoni ashtu edhe Havana kanë mjaft pengesa përpara që duhen kapërcyer, duke nisur nga ato ekonomike. Mbeten ende shume masa në fuqi që bllokojne tregtinë dhe biznesin, kujtoi ai.

Top Channel