Basha takon Rohrabacher: Qeveria po dëmton situatën normale zgjedhore

11/05/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi qeverinë te kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, se po dëmton situatën normale zgjedhore me skemën e ngritur nga kryeministri për përdorimin e administratës në fushatë.

Ai shtoi këtu dhe blerjen e votave dhe sigurimin e tyre në çdo mënyrë nga drejtuesit partiakë të administratës, me incidentet e dhunshme të verifikuara në Durrës, Ersekë dhe Malësi të Madhe.

Kësaj panorame, kreu i opozitës i shtoi edhe denoncimin për mungesën e vullnetit nga qeveria për të miratuar aktet ligjore që ndalojnë personat me precedentë penalë të kandidojnë në zgjedhje.

Dana Rohrabacher, i cili drejton nënkomitetin për Europën në Kongresin Amerikan dhe ndjek nga afër prej shumë vitesh zhvillimet në Shqipëri, i garantoi kreut të opozitës se Kongresi Amerikan do të monitorojë procesin zgjedhor, sepse Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Top Channel