Korçë, shmanget grabitja e bankës; roja përleshet me agresorin

11/05/2015 00:00

Një përpjekje për të grabitur filialin e një banke është verifikuar pasditen e së hënës në qytetin e Korçës.

Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në selinë e bankës, por ka hasur këtu rezistencën e rojes së sigurisë.

Përleshja mes tyre është mbyllur me rojen që ka neutralizuar autorin e grabitjes, por ka marrë disa plagë të lehta në trup.

Ndërkohë, personi i është dorëzuar forcave të policisë, të cilat e kanë identifikuar si shtetasin Artan Tole.

Roja i lënduar është dërguar për të marrë mjekimet e duhura në spital, ku nuk paraqitet asnjë rrezik për jetën, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Top Channel