E hëna, dita kur femrat ndjehen më të bukura

11/05/2015 00:00

Pas një fundjave me miqtë, e hëna nuk “preferohet” nga njerëzit, por kush e kishte menduar që në këtë ditë, femrat ndjehen më të bukura, aq më tepër në mëngjes. Sipas një sondazhi ku janë përfshirë 1000 femra, në orën 10:06 të së hënës, ndjehen më të bukura.

E hëna është dita e parë e javës, dhe rrjedhimisht e punës, prandaj femrat kujdesen shumë për vete që të krijojnë përshtypje të mirë. Në mes të orës 09:00 dhe 11:00 të kësaj dite, zakonisht bëhen shumë takime, ndërsa momenti kulmor, kur ato ndjehen të bukura është 10:06.  

Pikërisht për këto arsyeje, rreth 31% e femrave zgjodhën të hënën si ditën kur ndjehen të bukura, pasi edhe veshja e tyre është shumë ndryshe, pasi synojnë të krijojnë përshtypje pozitive. E premtja është dita e dytë më e preferuar për femrat, me rreth 23%, pasi zakonisht e shfrytëzojnë edhe për t’u argëtuar nëpër pube.  

Ndërkohë, momenti më i tmerrshëm për femrat është ora 16:05 e së enjtes, kur ato ndihen se e kanë lënë veten pas dore. Kjo për shkak të një jave të gjatë me punë, ndërsa edhe stresi është shumë i madh. Vetëm 3% e femrave kanë zgjedhur të enjten si ditën e tyre të “preferuar”.

E shtuna, është dita e tretë për nga rradhitja, kur femrat ndjehen mirë me veten, me 21%, ndërsa e diela e katërta me 11%. Pastaj vijnë e marta me 7% dhe e mërkura me 4%. Ky sondazh është bërë në Londër nga “Premier Laser Clinic”.

 

Top Channel