Konfliktin e armatosur në Kumanovë, ku u vranë të paktën 8 policë dhe 14 shqiptarë, sipas mediave serbe, e kanë planifikuar dhe organizuar SHBA-të, për të parandaluar projektin e tubacionit të gazit rus, sipas burimeve diplomatike serbe.

Sikurse raporton gazeta “Informer”, agjentët e inteligjencës amerikane i kanë dhënë urdhër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të shkaktuar trazira në Maqedoni, e cila do të ndalonte projektin rus që do të shtrihej në Turqi, Greqi, Maqedoni për të arritur Europën Perëndimore, – transmeton “Telegrafi”.

“Ky mesazh i është dërguar kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç. Mos harroni se në ditën e kaosit në Maqedoni, ushtria serbe marshoi në paradën ruse”, tha njëri prej ambasadorëve të akredituar në Serbi, për mediat serbe.

Një ditë para konfliktit në Kumanovë, në një vizitë në Athinë ka shkuar i dërguar i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjet e energjisë, Amos Hohstein dhe i kërkoi Greqisë të tërhiqet nga e ashtuquajtura “Rrjedhjes së Turqisë”.

Qeveria greke ka refuzuar, duke thënë se do ta mbështesë projektin e tubacionit rus, sepse do të jetë i dobishëm për vendin e tyre.

“Menjëherë pas këtij qëndrimi të qeverisë greke, amerikanët u dërguan sinjal të qarta shqiptarëve, se është koha për të zgjidhur çështjen e tyre kombëtare. Kam frikë se ky është vetëm fillimi në Kumanovë, ndërsa sulme do të shohim jo vetëm në Serbi e Mal të Zi, por edhe në Greqi”, paralajmëron burimi i “Informer”.

Veprimi i policisë në Kumanovë filloi pasi në fshatrat përreth Kumanovës ishte vërejtur, sipas autoriteteve maqedonase, një grup i armatosur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Top Channel