Britani, Nigel Farage do të mbetet në krye të UKIP. I refuzohet dorëheqja

11/05/2015 00:00

Nigel Farage, udhëheqësi i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar, një parti antieuropiane, ka bërë të ditur tërheqjen e “dorëheqjes” së tij, të deklaruar gjatë javës së kaluar, pasi dështoi të fitonte qoftë edhe një vend përfaqësimi në Parlamentin britanik.

“Farage ka tërhequr dorëheqjen e tij dhe do të mbetet në krye të UKIP-it”, deklaroi kryetari i përkohshëm i UKIP-it, Steve Crowther, përmes një deklarate.

Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i partisë antieuropiane në Britani ka refuzuar në unanimitet të plotë dorëheqjen e Farage, për shkak se anëtarët e partisë UKIP nuk dëshirojnë që ai të largohet nga kryesimi i saj, thuhej në deklaratën e publikuar pak më herët gjatë kësaj të hëne.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani u zhvilluan gjatë së enjtes dhe u fituan nga kryeministri aktual, David Cameron, i cili siguroi edhe mazhorancën e nevojshme për të qeverisur i vetëm, pa nevojën e krijimit të koalicioneve me aleatë të tjerë.

Top Channel