Paris Hilton darkon me të ëmën

11/05/2015 00:00

Paris Hilton shkëlqen sërish. Ajo është fotografuar me nënën e saj, në Beverly Hills, ku së bashku po festonin Ditën e Nënës. Kathy Hilton, e ëma e Paris, kishte veshur gjithashtu një fustan elegant për një mbrëmje, që siç e ka quajtur e bija, të paharrueshme.

“Një darkë për Ditën e Nënës. Një mbrëmje shumë e bukur me familjen time. E bekuar që i kam. Ju dua shumë”, ka shkruar Paris në “Twitter”. Ndërkohë, aktorja një urim për nënën e saj e kishte bërë që mëngjesin e dielës, duke postuar foto të familjes së saj.

“Urime Ditën e Nënës, Kathy Hilton! Ti je nëna më e mirë në botë. Të dua shumë. Jam me fat që kam një mama si ty”, ka shkruar poshtë fotove të publikuara në Instagram. Në foto shihet Paris dhe Nicky, ndërsa është edhe babai Rick Hilton. Në njërën prej fotove të publikuara shihet edhe Michael Jackson.

Më parë, Paris Hilton ishte në Abu Dhabi, ku kishte përformuar në një pub të njohur, ndërsa kishte vizituar edhe një kopsht zoologjik, ku ka shprehur edhe njëherë dashurinë e saj për kafshët.

 

FOTO GALERI
1/4
Paris Hilton në Beverly Hills

Top Channel