Veliaj me banorët e Dajtit: Lidhja jonë me qytetarët më e fortë pas 21 Qershorit

11/05/2015 00:00

Kandidati i mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvendosi dëgjesën e radhës tek banorët e zonës së Dajtit.

Në takim me ta Veliaj ritheksoi edhe njëherë angazhimin për hapjen e departamentit të bujqësisë pas 21 Qershorit, ndërsa shtoi se ka gati strategjinë për punësimin e të rinjve.

“Aleanca jonë me qytetarët do të jetë më e fortë sepse ne nuk ndajmë qytetarët sipas partive. Pas 21 Qershorit do të hapim një departament të posaçëm për bujqësinë dhe kemi gati strategjinë e punësimit për të rinjtë”- u shpreh Veliaj.

Top Channel