Zoran Zaev, politikani i parë që viziton Kumanovën pas përleshjeve të armatosura

11/05/2015 00:00

Udhëheqësi i LSDM-së, partisë opozitare maqedonase është i vetmi politikan i lartë i Maqedonisë që viziton Kumanovën pas përleshjeve të armatosura të fundjavës.

Zoran Zaev mbërriti këtë të hënë në qytetin e tronditur nga luftimet ku u prit nga qytetarët. Ai tha se është e rëndësishme që të ndihmohen familjet që kanë mbetur pa strehë për shkak të shkatërrimit të banesave të tyre nga luftimet e ashpra.

Zaev vlerësoi punën e policisë, por kritikoi klasën politike, si atë maqedonase ashtu edhe atë shqiptare.

Kreu i LSDM-së vuri në dukje se deri më tani asnjë udhëheqës politik shqiptar nuk ka vizituar Kumanovën, edhe pse përleshjet ndodhën në lagjen e shqiptare të qytetit. Partitë shqiptare janë mjaftuar me deklarata ngushëlluese për viktimat dhe thirrjet për qetësi tek qytetarët.

Top Channel