Të rinjtë, mbi 27 orë në javë i kalojnë në internet

11/05/2015 00:00

Sa herë ju ka ndodhur që të hyni në internet për pak minuta dhe keni vënë re që kanë kaluar disa orë? Mos u shqetësoni, sepse nuk ju ndodh vetëm juve. Në të vërtetë, koha e shpenzuar në internet është dyfishuar në krahasim me dhjetë vitet e kaluara.

Në përgjithësi, mesatarisht, njerëzit shpenzojnë 20 orë e 30 minuta në javë duke lundruar në internet, ndërsa kur ndahen sipas grupmoshave, të rinjtë nga mosha 16-24 vjeç, janë kategoria që shpenzon më shumë kohen në internet, pasi aty kalojnë 27 orë e 36 minuta, që është më shumë se një ditë në javë.

Shtatë në dhjetë persona kanë një profil në njërin prej rrjeteve sociale, Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn apo Snapchat, duke e çuar përqindjen e personave që shfrytëzojnë komunikimin virtual nga 12% në 2007-n, në 80% këtë vit.

Ndërkohë, edhe mënyra e marrjes së informacioneve ka ndryshuar, pasi rreth 40% e njerëzve këtë e bëjnë përmes internetit. Po ashtu, rreth 34% e njerëzve shfrytëzojnë internetin për të paguar faturat.

 

Top Channel