“Cheerleader” në krye të klasifikimeve muzikore

12/05/2015 00:00

Këngëtari Omi mendon se publiku ka bërë zgjedhjen e duhur duke renditur këngën e tij në krye të klasifikimeve muzikore, duke thënë me shaka: “Jam një fans i fansave të mi”.

“Cheerleader” ka arritur të lërë pas kolonën zanore të “Furious 7”, “See You Again” e cila ka qenë në krye të klasifikimeve për javë me radhë.

Omi ka thënë për “OfficialChartscom”: “E dija që ishte një këngë e mirë kur po e regjistroja, por gjithmonë them, nuk vendos unë nëse do jetë numër 1, por janë njerëzit. Falë tyre unë renditem i pari, unë jam një fans i fansave të mi, ju dua shumë, faleminderit”.

Top Channel