Gjendja Civile nis përgatitjet për zgjedhjet, sot nuk ofron shërbim për qytetarët

12/05/2015 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se për këtë të martë nuk do të ofrojë shërbime publiket.

Kjo, pasi sipas një njoftimi zyrtar, këtë ditë po punohet për përgatitjen dhe shpalljen e listës së zgjedhësve të 21 Qershorit.

“Sipas ligjit, sot ka nisur puna për gjenerimin e listave përfundimtare të zgjedhësve”, saktësohet në një komunikatë për shtyp.

 

Top Channel