Durrës, kapen 15 kg eksploziv; në pranga poseduesi

12/05/2015 00:00

Një sasi prej 15 kilogramë eksploziv i llojit C4 është sekuestruar nga forcat e policisë, mëngjesin e së martës, në Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave, lënda shpërthyese ishte e ndarë në 31 kallëpe.

Burimet saktësojnë se kanë arrestuar poseduesin e eksplozivit, shtetasin Fatri Xhediku, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal.

Xhediku është arrestuar tek stacioni i trenit, në hyrje të qytetit bregdetar. Atij i janë bllokuar edhe disa kapsolla elektrikë dhe detonatorë të montuar me fitil zjarrpërcjellës.

52-vjeçari me banim në Tiranë dyshohet se po e transportonte eksplozivin për llogari të një organizate kriminale, aktive në trafikun e lëndëve plasëse e që është nën hetim nga autoritetet.

 

Top Channel