Itali, arrestohen 17 shqiptarë; sekuestrohet 30 kg kokainë dhe 2 ton marijuanë

12/05/2015 00:00

17 shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali. Ata akuzohen si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Gjatë operacionit blic të policisë janë sekuestruar mbi 30 kg kokainë dhe 2 ton marijuanë.

Mediat e Firences bëjnë të ditur se kontrolle strikte janë kryer në disa rajone, si Roma, Arezzo, Reggio Emilia, Ragusa dhe Lecce. Kontrollet janë bërë me urdhër të zv.prokurorit të Antimafias, Gulio Monferini.

Ndaj 17 shqiptarëve është dhënë masa e arrestit me burg.

 

Top Channel