Idrizi, në Durrës: Mbështetje kryetarit aktual Dako. Maqedonia të mos luajë me të drejtat e shqiptarëve

12/05/2015 00:00

Në një takim të zhvilluar në Durrës, me strukturat e PDIU-së në këtë qark, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi nuk ka lënë pas dore ngjaret e fundit të zhvilluara në Kumanovë të Maqedonisë, teksa i ka bërë thirrje qeverisë maqedonase të mos luajë me të drejtat e shqiptarëve të Kumanovës.

Më tej, gjatë takimit me strukturat e partisë që drejton, Idrizi ka deklaruar mbështetjen e plotë për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në Durrës, kryetarin aktual të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili kërkon mandatin e tretë në këto zgjedhje.

Idrizi u shpreh i bindur për një fitore të thellë të aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërsa kandidati Dako vlerësoi mirëorganizimin e strukturave të kësaj partie aleate, të cilës, siç deklaroi, do t’i jetë mirënjohës.

 

Top Channel