IKMT nis lirimin e hapësirave në plazhin e Hamallajt

12/05/2015 00:00

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave në zonën e plazhit të Hamallajt, në Durrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT ka sqaruar se objektet 1-katëshe në këtë plazh do të prishen brenda dy ditëve.

Aksionet e Inspektoriatit për pastrimin e plazheve dhe hapësirave të tjera nga ndërtimet abuzive nisën muajin e kaluar, në prag të sezonit turistik.

Top Channel