Arrestimi i Genci Sefës, tre javë më parë ishte pranë familjes në Lushnjë

12/05/2015 00:00

Familja e Genci Sefës, i arrestuar në Kumanovë si pjesëmarrës në luftime, jeton në Lushnje. Prindërit, vëllezërit dhe të afërmit e tij më të ngushtë janë në fshatin Delisufaj të komunës Allkaj.

Ata refuzojnë në mënyrë kategorike të komentojnë për mediat ngjarjen e ndodhur, ndërsa fqinjët në lagjen ku ai u rrit tregojnë historinë e tij.

Ish-emigrant në Greqi, Genci Sefa në vitin 1998 shkoi në Kosovë për të luftuar dhe mbeti atje duke krijuar edhe familje. Tre javë para ngjarjes në Kumanovë, ai vizitoi familjen e tij në Lushnjë.

“Banor i fshatit tonë, ka ikur në kohën e luftës në Kosovë për të luftuar, është martuar me një kosovare dhe ka një fëmijë. Vjen herë pas here këtu. Nuk di gjë për arrestimin e tij në Maqedoni”, thotë një prej fqinjëve.

“I bëjmë thirrje shtetit tonë që ta kërkojë. Qeveria jonë, bashkë me shtetin ku është ai duhet të bëjnë diçka që të mos e lënë në burg”, thotë një tjetër.

Sefa është i arrestuar nga policia maqedonase. Ai mendohet të jetë pjesë e grupit që u dorëzua pas 16 orë luftimesh të ashpra, ku mbetën të vrarë 22 persona.

 

Top Channel