Sekuestrohen 120 rrënjë kanabis sativa, dy të arrestuar në Tiranë

12/05/2015 00:00

Policia e Tiranës ka sekuestruar 120 rrënjë kanabis sativa në një automjet. Droga është gjetur e vendosur në kubikë, gati për t’u mbjellë. Të arrestuar janë Nazmi Bilja, 29 vjeç, dhe Gëzim Çelmani, 47 vjeç nga Tirana.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes” dhe janë ndalur nga patrulla e policisë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit është gjetur dhe një automatik. Në shtëpinë e Çelmanit u gjet një karrikator me 4 fishekë, të markës TT. Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel