Vlorë, mosmarrëveshjet për orarin “bllokojnë” tragetin

12/05/2015 00:00

Vetëm pak ditë më parë, drejtori i portit të Vlorës konfirmoi se për lëvizjet nga Vlora drejt Brindizit dhe anasjelltas ishte vënë në funksion edhe një traget tjetër. Por problemet, në vend që të zgjidheshin, duket se janë shtuar.

Trageti i dytë i linjës, që nisi të hënën lëvizjen, ka qëndruar rreth 60 minuta në vend, pa u lejuar të hyjë në kalatë për të kryer zbarkimin e pasagjerëve e të automjeteve, si pasojë e përplasjes së orareve mes dy kompanive.

Shefi i kompanisë së tragetit të bllokuar, Albert Gerveni e ka konsideruar të ligjshme hyrjen në port. Por nuk është i këtij mendimi shefi i kapitenerisë, Dionis Andoni, sipas të cilit është hartuar një grafik për lëvizjen e trageteve, duke përcaktur edhe oraret.

“Trageti që mbërriti këtë të martë në port ka thyer rregulloren dhe ka ardhur jashtë orarit të planifikuar”, ka thënë Andoni.

Top Channel