Nëse vuani nga marramendja, mos e shikoni videon…

12/05/2015 00:00

Oleg Sherstyachenko, praktikuesi i sportit ekstrem ka hedhur në Instagram qindra video dhe foto, duke treguar veten e tij në vende të tmerrshme.

Nga urat e Hong Kongut tek qiellgërvishtëset e Dubait, e deri në majat e Rusisë. Oleg e jeton jetën e tij në fije të perit, pa pasur kurrëfarë frike.

Megjithatë, dy javë më parë Sherstyachenko postoi një video që të lë pa frymë. Në klip, sportisti rus ndodhet në katin e 43-të të një hoteli në Dubai dhe kalon pesë pengesa qindra metra mbi nivelin e detit, pa ndihmën e ndonjë pajisjeje sigurie. Nëse ju merren mendtë, mos guxoni ta shihni videon…!

 

Top Channel