Detyrim paraqitjeje për kreun e INUV, Florenc Hoxha

12/05/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të martë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Florenc Hoxha.

Hoxha akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy personave.

Për këtë akuzë, ai u arrestua ditën e shtunë pas denoncimit të dy qytetarëve.

 

Top Channel